Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka uruar qytetarët me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Kasami e ka cilësuar 8 Shtatorin si një nga datat më të rëndësishme të vendit, duke theksuar vullnetin e qytetarëve për të ndërtuar një shtet të lirë, demokratik dhe të barabartë për të gjithë.

“Sot shënojmë një nga datat më të rëndësishme të vendit tonë, 8 Shtatorin, Ditën e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kjo ditë na kujton vullnetin e qytetarëve për të ndërtuar një shtet të lirë, demokratik dhe të barabartë për të gjithë.

Urime!”, ka shkruar Kasami.

Mesazhi i tij vjen në kuadër të shënimit të 35-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.