Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami edhe zyrtarisht jenë kryetarët të partisë VLEN. Postet e nënkryetarit do t’u takojnë Aleancës për Shqiptarët dhe Vetëvendosjes, ndërsa sekretari i përgjithshëm do të jetë nga partia Alternativa.
Udhëheqja e dyfishtë e partive politike do të thotë një parti politike që udhëhiqet nga bashkëkryetarë që ndajnë përgjegjësitë dhe vendosin me konsensus në vend të një kryetari të vetëm që mban të gjithë përgjegjësinë dhe vendos vetëm. Kështu, në literaturë, si avantazhe të udhëheqjes së dyfishtë të partisë politike theksohen: kontrollet dhe balancat e pushtetit sepse mendimi tjetër i detyrueshëm kërkohet automatikisht që shërben si një masë parandaluese kundër qeverisjes autokratike; ndarja dhe specializimi i detyrave; vazhdimësia (sepse zgjedhja e një kryetari do të thotë një fillim i ri për partinë e re politike, ndërsa bashkëkryetarët do të thotë tranzicion organizativ i partive politike në partinë e re politike), përfaqësimi i përshtatshëm, veçanërisht ai gjeografik (për shembull: rasti i koalicionit VLEN ku kryetarët e dy partive politike nga ky koalicion fituan zgjedhjet lokale: z. Kasami në Tetovë dhe z. Mexhiti në Çair), hapësira demokratike për ndikimin e organeve dhe anëtarësisë së partisë sepse, megjithëse bashkëkryetarët bien dakord për shumë çështje, ata prapë mund të mos pajtohen për disa çështje të tjera, kështu që sa më i madh të jetë ndryshimi midis bashkëkryetarëve, aq më e madhe është hapësira për ndikimin e organeve dhe anëtarësisë së partisë, gjë që forcon demokracinë dhe llogaridhënien brenda partisë, ndërsa, nga ana tjetër, dobësitë e udhëheqjes së dyfishtë lidhen kryesisht me mundësinë e konflikteve të brendshme dhe dobësimin e koherencës brenda partisë politike si rezultat i mospajtimit të bashkëkryetarëve për çështje të caktuara, vendimmarrja e ngadaltë, rreziku i fraksioneve partiake, etj. Modele praktike të partive politike me bashkëkryetarë ka në Suedi, Gjermani, Zelandë e Re, Britani të Madhe, Itali, Kanada, Belgjikë, Partia Socialdemokrate Gjermane e cila ka dy bashkëkryetarë, e Majta Gjermane gjithashtu me dy bashkëkryetarë, Alternativa për Gjermaninë, një parti politike gjermane e ekstremit të djathtë e themeluar në v. 2013, që ka dy bashkëkryetarë dhe tre zëvendës bashkëkryetarë, dhe e cila në zgjedhjet e fundit federale të këtij viti fitoi mbi 20% të votave (mbi 10 milionë vota) dhe aktualisht është partia e dytë parlamentare pas CDU-CSU me 152 vende nga gjithsej 630 në Bundestagun gjerman, etj. Udhëheqja e dyfishtë e partive politike varet kryesisht nga hartimi dhe zbatimi i saj praktik, i cili kërkon një mision të përbashkët, rregulla të qarta dhe zbatim të kujdesshëm për të arritur një parti politike më të qëndrueshme dhe më gjithëpërfshirëse, ku disa modele praktike të udhëheqjes së dyfishtë të partive politike në Evropë tregojnë se ky model megjithatë është funksional në praktikë, veçanërisht nëse struktura dhe anëtarësia e partisë politike në një masë më të madhe arrijnë të përputhen me personalitetet e bashkëkryetarëve.
Regjistrohuni për të marrë lajmet dhe përditësimet më të fundit
© Copyright 2026 – Anet.com.mk