Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka dërguar një urim me rastin e 23 Tetorit, Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase.

“Ky datum i rëndësishëm na kujton qëndrueshmërinë, guximin dhe aspiratën e brezave para nesh për liri, dinjitet dhe shtetësi të vetën. Lufta dhe sakrifica e tyre janë pjesë e bazës historike mbi të cilën sot ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët.

Shënimi i 23 Tetorit është një mundësi që me respekt të kujtojmë të kaluarën, por edhe të konfirmojmë përgjegjësinë tonë të përbashkët për të ndërtuar një shoqëri demokratike, të qëndrueshme dhe të begatë, të bazuar në respektin e ndërsjellë, unitetin dhe vlerat evropiane.

Vetëm të bashkuar rreth interesave të përbashkëta dhe me respekt ndaj dallimeve mund të krijojmë një shtet në të cilin çdo qytetar do të ndihet i barabartë, i sigurt dhe i respektuar”, thuhet në urim.