FORUMI GRUAS - VLEN

Forumi i Gruas është një hapësirë e rëndësishme që i jep zë, rol dhe fuqi grave në shoqëri dhe, veçanërisht, në politikë. Gratë në politikë nuk përfaqësojnë vetëm interesat e tyre, por sjellin një perspektivë të re, më gjithëpërfshirëse dhe më të drejtëpërdrejtë për nevojat e qytetarëve dhe të komunitetit.

Këtë e dëshmon më së miri Forumi i Gruas – VLEN, i cili synon të jetë një zë i fuqishëm i grave shqiptare dhe një hapësirë ku idetë, shqetësimet dhe kërkesat e tyre shndërrohen në politika konkrete.

Forumi i Gruas do të angazhohet për rritjen e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të grave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, në politikë, në institucionet publike dhe në jetën shoqërore. Ne besojmë se një shoqëri nuk mund të zhvillohet plotësisht nëse gjysma e saj mbetet jashtë proceseve të vendimmarrjes.