1
1
BUXHET ZHVILLIMOR
Ristrukturimi i shpenzimeve publike: buxheti i RMV-së të përqendrohet në politikat zhvillimore, rritjen e investimeve kapitale, mesatarisht në 14% në nivel vjetor, me synim arritjen e minimumit prej 25%; deri në 3% të BPV-së për investime në arsim, hulumtime dhe zhvillim; deri në 3% për zhvillim të barabartë rajonal, etj.
2
1
GJASHTË SPITALE RAJONALE
- Në nivelin primar, do të punojmë për të hapur klinika të mjekësisë familjare për çdo 5 000 banorë, përfshirë edhe vendet rurale, si dhe poliklinika për çdo 20 000 banorë.
- Në nivelin sekondar, synojmë të kemi nga një spital modern për çdo 100 000 banorë.
- Në regjionet ku jetojnë shqiptarët, do të hapen gjashtë spitale, të cilat do të menaxhohen nga komunat. Investimi për këto spitale do të bëhet ose nga buxheti publik, ose përmes PPP-ve.
3
1
SPITAL I MADH (TERCIAR) NË TETOVË
Një Qendër Klinike Universitare në Tetovë do të lidhet me fakultetet e mjekësisë në atë qytet dhe do të ofrojë shërbime terciare për të gjithë pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut, duke eliminuar distancën e madhe me Shkupin, por edhe duke e liruar nga mbingarkesa spitalin e Shkupit.
4
1
SHËNDET PËR TË GJITHË
Kontrolli i përgjithshëm shëndetësor do të jetë i aksesueshëm dhe falas, një herë në vit, për të gjithë qytetarët, në punë ose jo. Veç rolit parandalues, kjo do të ulë edhe kostot e sistemit shëndetësor në vend. Secila komunë shqiptare do të pajiset me një qendër të urgjencës dhe me autoambulanca. Do të hapet një qendër për trajtimin e plagëve dhe djegieve, sepse aktualisht pacientët dërgohen në Bullgari. Do të favorizohen edhe ordinancat private për sektorët që nuk i përmbush shërbimi publik, siç janë shëndetësia dentare apo ajo estetike, të cilat do të krijojnë kushtet për zhvillimin e turizmit shëndetësor në Maqedoninë e Veriut.
5
1
ASNJË PENSION MË I VOGËL SE PAGA MINIMALE
Personat që nuk kanë qenë pjesë e sigurimeve shoqërore do të marrin pensionin minimal, të barabartë me pagën minimale. Të gjithë të tjerët do të marrin pensione më të larta. Të moshuarit të cilët dëshirojnë të punojnë edhe përtej moshës së pensionit, do të shikohet mundësia që të aktivizohen me pagë të rregullt, sipas përvojës profesionale dhe përgatitjes që ata kanë.
6
1
KUOTA 40% PËR GRATË
Përfshirjen e grave në të paktën 40% të të gjitha pozicioneve të emëruara, në të gjitha nivelet. Diskriminimin pozitiv për postet me konkurs: në rastet kur pikët janë të barabarta, do të favorizohet gjinia që ka më pak përfaqësim në secilin vend pune.
7
1
SHTESA PRINDËRIMI
- Të gjitha familjet do të marrin 1 000 denarë në muaj shtesë për secilin fëmijë, deri në moshën 18 vjeç. Për fëmijët që ndjekin arsimin e lartë, kjo shtesë do të mund të zgjatet dhe të rritet deri në 1 500 denarë në muaj, deri në moshën 25 vjeç.
- Për familjet me një prind, shuma do të jetë 1 500 denarë për fëmijë.
- Për familjet që birësojnë fëmijë jetimë, shtesa do të jetë 2 500 denarë në muaj.
8
1
ULJA E KOSTOS SË PUNËS
Ulja e kontributeve (përllogaritja nga neto) në 32%, nga aktualisht 47,7%. Si rrjedhojë, në sektorin privat, paga minimale neto do të rritet në 30 000 denarë.
9
1
MË PAK TAKSA PËR BIZNESET E VOGLA DHE TË MESME
- Do të rritet pragu i tatimpaguesve të TVSH-së nga 2 milionë në 3 milionë denarë, me të cilën masë do të ndikohet drejtpërdrejt në zhvillimin e ndërmarrjeve mikro dhe të vogla.
- Do të zvogëlohet përgjysmë ngarkesa me taksa për bizneset që ofrojnë shërbime falas ose me çmim të përgjysmuar për të moshuarit.
- Nxitja e prodhimit të materialeve të ndërtimit, duke ulur nivelin e TVSH-së nga 18% në 5%.
10
1
LIRIM NGA TAKSAT PËR BIZNESET E TË RINJVE
Personat më të rinj se 30 vjeç që hapin biznes në Maqedoni do të lirohen për tre vjet nga taksat biznesore.
11
1
ORGANIZIMI I BUJQVE NË SHOQATA DHE KOOPERATIVA
Këto grupe interesi janë forma më e mirë për t’i mbrojtur interesat e përbashkëta të bujqve para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, për lobim, kërkim të tregut të përbashkët për prodhimet dhe furnizim me repromateriale, si dhe për promovimin dhe marketingun e prodhimeve.
12
1
SUBVENCIONE PËR FERMERËT
Do të kërkojmë që 30 milionë euro çdo vit të shkojnë në subvencione për fermerët shqiptarë, me fokus nxitjen e ndërmarrjeve private të bashkëpunimit ose kooperativave private bujqësore, sipas modeleve të suksesshme në Evropë dhe në Kosovë. Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë një treg i përbashkët bujqësor dhe politikat tona do të jenë për rrëzimin e çdo barriere tarifore apo jotarifore midis këtyre tre vendeve, gjë që do t’i ndihmojë shumë jo vetëm fermerët, por edhe konsumatorët e prodhimeve tona. Tregu i përbashkët bujqësor do të mundësonte zhvillimin e ekonomisë në atë shkallë sa të mund të konkurrojë më tej edhe më gjerësisht në Ballkan dhe në Evropë. Përkrahje financiare për themelimin e të paktën një qendre grumbulluese të prodhimeve bujqësore në Maqedoninë e Veri-Perëndimore (mbi parimin e Partneritetit Publiko-Privat (PPP)).
13
1
NGRITJA E 60 AGROBIZNESEVE
Përmes bashkëpunimit ndërkomunal, në bashkëpunim me qeverinë e VLEN-it, do të krijohen ekipe në secilën komunë, që do të kenë për detyrë të ndihmojnë fermerët të aplikojnë për fondet dhe subvencionet evropiane për bujqësinë. Deri më tani, ato fonde kryesisht nuk kanë shkuar në ndihmë të shqiptarëve. Tash është momenti që kjo gjë të ndryshojë. Mbështetje financiare për organizatat që këshillojnë dhe ndihmojnë bujqit si të shesin prodhimet e veta brenda dhe jashtë vendit. Përkrahje financiare për organizatat që ndihmojnë bujqit për aplikim në fondet IPARD dhe IPA, si dhe në prokurimet publike të Qeverisë. Formimi i një qendre (instituti) për kërkim dhe analiza në bujqësi dhe zhvillim, edukimin dhe shfrytëzimin e potencialit njerëzor të fermerëve, trajnimin e fermerëve për shfrytëzimin e fondeve bujqësore (IPARD, IPA, etj.) dhe resurseve natyrore. Instituti do të kujdeset edhe për standardizimin e prodhimeve ushqimore, seleksionimin dhe ruajtjen e potencialit gjenetik autokton të kafshëve, si dhe zhvillimin e turizmit malor dhe agroturizmit si vlerë e shtuar në zhvillimin rural.
14
1
FONDE EVROPIANE PËR FERMERËT SHQIPTARË TË MAQEDONISË
Këto do të ngrihen sipas modelit të suksesshëm të Shqipërisë, ku shteti ndihmon investitorin privat duke ia kthyer gjysmën e investimit, nëse ai funksionon me sukses për vitin e parë dhe nëse prodhimet janë mbi 70% lokale. Ngritja e 60 agrobizneseve në vendbanimet shqiptare do të shoqërohet edhe me restaurimin dhe rregullimin e infrastrukturës në ato 60 vendbanime, gjë që do të kontribuojë shumë në rritjen e interesit të turistëve për pjesët jo shumë të njohura të Maqedonisë së Veriut.
15
1
LEHTËSIMI I QASJES NË MJETE TRANSPORTUESE
- Kthimi i TVSH-së për veturat e vogla të kompanive, sepse shumica e tyre shërbejnë për vetë bizneset;
- Ulja e taksës rrugore për 50%;
- Kartoni i Gjelbër: 1 euro;
- Lirimi nga homologimi për automjetet e reja.