VLEN është e përkushtuar ndaj transparencës, llogaridhënies dhe informimit të publikut, në përputhje me legjislacionin në fuqi në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në pajtim me Ligjin për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik, qytetarët dhe personat juridikë mund të parashtrojnë kërkesë për qasje në informacionet me karakter publik që VLEN i posedon dhe për të cilat ekziston e drejta ligjore e qasjes.
Në rastin e partive politike, e drejta e qasjes sipas këtij ligji lidhet veçanërisht me informacionet që kanë të bëjnë me të ardhurat dhe shpenzimet e partisë.
Kërkesa për qasje në informacione me karakter publik mund të paraqitet në mënyrë elektronike ose me shkrim.
Kërkesa duhet të përmbajë:
emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
të dhënat për kontakt;
përshkrim sa më të qartë të informacionit ose dokumentit që kërkohet;
mënyrën e preferuar për pranimin e përgjigjes.
Kërkesën mund ta dërgoni në adresën zyrtare:
Për kërkesat që lidhen me qasjen në informacione me karakter publik, ju lutemi në subjektin e e-mailit të shënoni:
“Kërkesë për qasje në informacione me karakter publik”
Personi zyrtar për ndërmjetësim me informacione me karakter publik:
Driton Sulejmani
E-mail: info@vlen.eu
Telefon:+389 70 808 636
VLEN publikon dhe përditëson listën e informacioneve me karakter publik që i posedon, në pajtim me detyrimet ligjore.
Lista përfshin, ndër të tjera, informacionet për të cilat legjislacioni parasheh transparencë lidhur me të ardhurat dhe shpenzimet e partisë politike.
[Shkarko listën e informacioneve me karakter publik]
Për lehtësimin e ushtrimit të së drejtës për qasje në informacion, mund të përdorni formularin zyrtar:
[SHKARKO FORMULARIN PËR KËRKESË]
Kërkesat do të shqyrtohen dhe do të trajtohen në përputhje me Ligjin për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik dhe afatet e përcaktuara me ligj.
Në rast se kërkuesi konsideron se e drejta e tij për qasje në informacion nuk është realizuar në pajtim me ligjin, ai mund të përdorë mjetet juridike të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Formular për kërkesë për qasje të lirë të informacioneve me karakter publik – pdf format
Formular për kërkesë për qasje të lirë të informacioneve me karakter publik – word format
Regjistrohuni për të marrë lajmet dhe përditësimet më të fundit
© Copyright 2026 – Anet.com.mk