1
1
PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE
Koalicioni VLEN e ka bërë të qartë se qëndron fort për ndryshimet kushtetuese dhe atë sa më shpejt. Ndryshimet kushtetuese duhet të reflektojnë edhe kërkesat dhe interesat e shqiptarëve dhe ta sjellin Kushtetutën në përputhje me realitetin dhe me demokracinë konsensuale. Kushti ynë për ndryshimet kushtetuese është që, në Kushtetutën e ndryshuar, gjuha shqipe të përmendet me emër dhe jo si një gjuhë që e flasin së paku 20% e popullatës dhe që dallohet nga maqedonishtja.
2
1
JEMI KOMB EVROPIAN DHE, PRANDAJ, SUBJEKT EVROPIAN
Si koalicion me përcaktim të padiskutueshëm evropian, shprehim vendosmërinë tonë kombëtare dhe programore, në politikën tonë të brendshme dhe të jashtme:
- Për afrimin me shtetet anëtare të BE-së në rajonin tonë;
- Për harmonizimin e plotë të politikës sonë me BE-në dhe NATO-n;
- Për distancimin e qartë të MV-së prej vendeve me qëndrime të qarta anti-BE dhe anti-NATO, siç është në rajonin ballkanik Serbia, apo më larg Rusia, Kina, Irani dhe vende të tjera;
- Bashkëpunimi në rrafshin e sigurisë me vendet fqinje, si Shqipëria, Bullgaria, Greqia dhe Kosova, por edhe me vendet e rajonit, si Kroacia, Mali i Zi, Rumania dhe Turqia, do të jetë gjithnjë intensiv dhe i pandërprerë gjatë mandatit të VLEN-it.
- Dalja nga nisma „Ballkani i Hapur“, të cilën e konsiderojmë si nismë kundër BE-së dhe kundër NATO-s.
3
1
SHQIPTARËT PËR REND E SIGURI
- Ministria e Brendshme të drejtohet nga një shqiptar.
- Njëra prej dy drejtorive kryesore të saj duhet të drejtohet nga një shqiptar, qoftë Drejtoria e Shërbimit Inteligjent, qoftë Drejtoria e Policisë.
- Vendosjen e shqiptarëve në pozita drejtuese brenda shërbimeve inteligjente, përfshirë ato ushtarake dhe të Presidentit.
4
1
DËMSHPËRBLIM PËR TË PËRNDJEKURIT POLITIKË
Me Kornizën Negociuese parashihet hapja e dosjeve të shërbimit jugosllav. Ky proces duhet të sjellë drejtësi për mijëra të përndjekur shqiptarë që kanë vuajtur në burgjet e komunizmit jugosllav. Ata dhe familjet apo trashëgimtarët e tyre duhet të marrin mirënjohje dhe dëmshpërblim për burgimin e padrejtë që kanë vuajtur.