Mjedisi

Mjedisi

1

1

ENERGJIA E PASTER

Do t’i japim përparësi energjisë që vjen nga burimet e rinovueshme, si dielli, era dhe hidrocentralet, me ndikim sa më të vogël në mjedis. Për amvisëritë dhe industrinë e vogël, do të stimulojmë instalimin e paneleve diellore në çati. Do të synohet rritja e efikasitetit energjetik përmes mbështetjes dhe subvencionimit të projekteve që mundësojnë shfrytëzim më efikas të energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

2

1

SIGURIA AMBIENTALE

Do të vendosim ligje që rregullojnë përdorimin e teknologjive industriale që zvogëlojnë ndjeshëm ndotjen dhe do të ndalojmë operimin e çdo lloj biznesi që nuk merr parasysh nevojën për reduktimin e ndotjes. Do të nisim aksione për ripyllëzimin e kodrave dhe maleve tona. Do të vendosim një standard të gjelbërimit për çdo zonë urbane në shtetin tonë. Koeficienti i ndërtimit në zonat urbane nuk duhet të jetë më i lartë se 0.5, ndërsa pjesa tjetër do të lihet për gjelbërim dhe hapësira rekreative.

3

1

SIGURIA CIVILE

Instalimi i sistemeve të sigurisë nga zjarri në të gjitha institucionet, veçanërisht në ato që ofrojnë shërbime publike arsimore dhe shëndetësore, por edhe në objektet private, si supermarketet dhe qendrat tregtare. Investimi në modernizimin e trupave dhe pajisjeve zjarrfikëse, si dhe trajnimi i përvitshëm për përballimin e situatave të ndryshme të shkaktuara nga aksidentet njerëzore apo fatkeqësitë natyrore.

4

1

QËNDRUESHMËRIA DIGJITALE DHE TEKNOLOGJIA E GJELBËR

Maqedonia e Veriut duhet të ndahet në tetë njësi elektorale, në përputhje edhe me rajonet planore. Ndarja aktuale me gjashtë njësi prodhon pabarazi në votë, duke shkaktuar vazhdimisht nënpërfaqësim të shqiptarëve dhe nuk respekton as rajonet planore ekzistuese, as krahinat dhe komunitetet tradicionale e historike.

5

1

LIGJI PËR PËRFAQËSIMIN E DREJTË DHE ADEKUAT

Nxitja e inovacionit në teknologjinë e gjelbër dhe në zgjidhjet digjitale për adresimin e sfidave mjedisore dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm është një nga shtyllat kryesore për krijimin e një ambienti më të pastër dhe inovativ për qytetarët e RMV-së. Për këtë arsye, do të inkurajojmë adoptimin e mjeteve dhe praktikave digjitale që reduktojnë konsumin e energjisë, minimizojnë mbetjet dhe optimizojnë përdorimin e burimeve energjetike, duke shfrytëzuar programet e financimit, siç janë Europa Digjitale, Green Deal Fund i BE-së, si dhe buxhetin shtetëror.