Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka prezantuar katër prioritetet e planit të tij për vendbanimin Miletinë, duke vënë theksin te furnizimi me ujë, mbrojtja e mjedisit, sporti dhe përmirësimi i infrastrukturës.

Huseini ka bërë të ditur se në kuadër të planit për Miletinën parashikohet ndërtimi i një pusi të ri për furnizim me ujë, ndërsa në fushën e mjedisit është planifikuar pastrimi dhe monitorimi i deponive të egra.

“Për Miletinën parashikojmë ndërtimin e pusit të ri për furnizim me ujë, pastrimin dhe monitorimin e deponive të egra, ndërtimin e një qendre multifunksionale sportive, si dhe zgjerimin e urës dhe rregullimin e shtratit të Jarugës”, ka shkruar Huseini.

Sipas kandidatit të VLEN-it, masat e propozuara synojnë t’u përgjigjen nevojave konkrete të banorëve të Miletinës dhe të kontribuojnë në përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës në këtë vendbanim.

Plani i prezantuar nga Huseini përfshin ndërhyrje në disa fusha që, sipas tij, janë me rëndësi për zhvillimin e Miletinës dhe për përmirësimin e shërbimeve dhe hapësirave publike për banorët.