Author name: Vlen

Njoftime, President 2024

Gashi nga Berlini: Jemi në proces për ta bërë ndryshimin historik në Maqedoninë e Veriut

Berlin, 20 prill – Kryetari i Alternativës Afrim Gashi nga Berlini tha se ata janë në një proces për të bërë ndryshimin historik në Maqedoninë e Veriut.Ai tha se kanë bërë diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë. “Katër parti shqiptare bashkë me Vetëvendosjen, pesë subjekte, janë bërë bashkë për ta dëshmuar se liderët e partive politike, katër parti, apo pesë parti nuk e shohin interesin e tyre por janë bërë bashkë për të mirën e njerëzve. Përfundimisht nëse politika nuk bëhet bashkë për t’ju shërbyer shqiptarëve, interesave dhe qytetarëve, atëherë ajo e humb kuptimin se pse duhet të ekzistojë”, deklaroi Afrim Gashi, kryetar i Alternativës. Gashi tha ata i shprehin mirënjohje mërgatës shqiptare për angazhimin e madh që ka dhënë për ta çliruar Kosovën, për t’i ndihmuar ekonomikisht e financiarisht. “Për shkak se pa juve vërtetë nuk e di a do të ekzistonim, si do të ishte ekzistenca jonë atje poshtë në vendlindje”, tha Gashi.Ai tha se dëshirojnë reformat dhe ndryshimi që do të vijë të jetë parasegjithash edhe për qytetarët shqiptarë në Maqedoni por edhe për mërgatën.

Njoftime, President 2024

Taravari nga Berlini: Votoni rotacionin politik që duhet të ndodhë në Maqedoninë e Veriut

Berlin, 20 prill – Koalicioni i VLEN-it, sonte ka qëndruar në Berlin ku është pritur në numër shumë të madh nga mërgata shqiptare. Kandidati për president, Arben Taravari, nga tubimi qendror theksoi se asnjë proces politik nuk është bërë pa diasporën andaj edhe kësaj radhe diaspora do të sensibilizohet për të bërë ndryshimin politik më 24 Prill dhe 8 Maj. “Nuk ka pasur proces të rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut që është bërë pa diasporën, duke u nisur nga lëvizja e parë politike. Universiteti i Tetovës, ishte projekt i pamundur pa përkrahjen e diasporës, gjithashtu deri tek vendosja e kësaj partie që tani është në pushtet, sikur që tani jeni të përkushtuar nga diaspora për ta ndryshuar këtë parti. Dy herë kam garuar në Gostivar dhe ka ardhur një numër i konsideruar i mërgimtarëve. Ata sensibilizojnë popullatën dhe tregojnë se sa është e rëndësishme të votohet për tu bërë ndryshimi. U bashkuam edhe ne tani e bëmë punën tonë, ju vazhdoni ta bëni punën tuaj, votonin rotacionin politik që duhet të ndodhë në Maqedoni të Veriut. Në këtë mënyrë ne të mundësojmë që një pjesë të kthehet të jetojnë në Maqedoni të Veiut. Ju mund të komunikoni me plotë njerëz, të kërkoni që më 24 prill të na përkrahin, sepse 24 prilli do të jetë çelësi i fitores së madhe parlamentare më 8 maj”- marrë nga fjalimi i Arben Taravarit në tubimin qendror me mërgatën në Berlin.

Njoftime

Izet Mexhiti nga Berlini: Mërgata mposhti Jugosllavinë, andaj do ta mposhtë edhe BDI-në

Berlin, 20 prill – Lideri i Lëvizjes Demokratike, njëherit edhe bartës liste në njësinë numër një, Izet Mexhiti, në Tubimin Madhështor me bashkëkombas në Berlin të Gjermanisë, mërgimtarëve u drejtua me fjalët ngazëllyese duke u dhënë sihariqin e fitores më 8 Maj si dhe vlerën e votës së mërgatës që din të dënoj regjimet dhe ata që urrejnë Kurtin dhe Kosovën. “Lëvizjet e para kryengritëse e politike kanë nisur nga mërgata, si për mposhtjen e Jugosllavisë e për Pavarsinë e Kosovës e po kjo mërgatë do ta dënoj BDI-në që kundërshton Kosovën dhe koketon me Vuçiçin”. Mexhiti po ashtu ka shtuar se tani është momenti historik për ndryshime në skenën politike shqiptare pas disa dekadash, me opozitën e bashkuar dhe Vetëvendosjen. Ai gjithashtu ka thënë se BDI-ja ka devijuar rrugën dhe se i pengon Kosova dhe prania e saj në Maqedoni të Veriut. “Shqiptarët e Shkupit, një pjesë të familjes e kanë në Shkup e pjesa tjetër në Han të Elezit dhe Kaçanik, andaj ne jemi të pandashëm me Kosovën, kështu që më vjen neveri nga BDI-ja se si po nxjerrin vrerë dhe frikësohen nga prania e Kosovës”, ka deklaruar Mexhiti.

Maqedoni, President 2024

Kasami: U bë telefonata, Albin Kurtit iu pamundësua ardhja në Berlin

Berlin, 20 prill – Bilall Kasami njoftoi se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje nuk mund të merrte pjesë në takimin me diasporën në Berlin, pasi siç tha manovrat që po i bën Serbia në kufi me Kosovën, e pamundësuan ardhjen e Kurtit. Ai tutje shtoi se, ardhja e Albin Kurtit u pamundësua por jo edhe ardhja e Albulena Haxhiut. “Për zhvillimet që ndodhin, manovrat më të mëdha që po i bën Serbia në kufi me Kosovën, ia pamundësuan Albinit të Vetëvendosjes që të jetë këtu por nuk ia pamundësuan Albulenës së Vetëvendosjes”, tha Kasami.

Njoftime

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, nga Berlini, shprehi përkrahje të fuqishme për Arben Taravarin dhe VLEN-in për zgjedhjet e presidenciale dhe parlamentare. Haxhiu, tha se pavarësisht që fizikisht kryeministri Kurti nuk ka mundur të jetë prezentë në Berlin, ju e dini, tha ajo, që “Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e pa rezervë edhe të kryeministrit Kurti por edhe të gjithë Lëvizjes Vetëvendosje”. “Për të ardhur deri tek fitorja na kanë mbetur edhe pak ditë. Që ta kemi fitoren në Maqedoninë e Veriut, ta kemi president Arben Taravarin, e poashtu një qeverisje që i shërben qytetarëve në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi ministrja Albulena Haxhiu. Ajo tha se është e bindur se si në Kosovë ku VV dëshmoi se ka pushtet i cili nuk i vjedh dhe dëmton qytetarët, ashtu edhe koalicioni VLEN do të jetë partnerë të tyre dhe se jo vetëm që do t’ju shërbejë qytetarëve të Maqedonisë, por edhe Mërgatës. Haxhiu tha se ata si Vetëvendosje kanë nevojë për një front të përbashkët. “Prandaj unë ju lus që të shkoni fizikisht që të votoni pro ama po ashtu ju lus që të mos shkoni vet t’i merrni vajzat, grat t’i merrni nënat sepse koalicioni VLEN ka nevojë për ju me qëllim që ju ta mëbshtesni tash e pastaj ata t’ju shërbejnë në vazhdimësi për shumë vite”, deklaroi Haxhiu.

Maqedoni

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

Berlin, 19 prill – Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, nga Berlini, shprehi përkrahje të fuqishme për Arben Taravarin dhe VLEN-in për zgjedhjet e presidenciale dhe parlamentare. Haxhiu, tha se pavarësisht që fizikisht kryeministri Kurti nuk ka mundur të jetë prezentë në Berlin, ju e dini, tha ajo, që “Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e pa rezervë edhe të kryeministrit Kurti por edhe të gjithë Lëvizjes Vetëvendosje”. “Për të ardhur deri tek fitorja na kanë mbetur edhe pak ditë. Që ta kemi fitoren në Maqedoninë e Veriut, ta kemi president Arben Taravarin, e poashtu një qeverisje që i shërben qytetarëve në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi ministrja Albulena Haxhiu. Ajo tha se është e bindur se si në Kosovë ku VV dëshmoi se ka pushtet i cili nuk i vjedh dhe dëmton qytetarët, ashtu edhe koalicioni VLEN do të jetë partnerë të tyre dhe se jo vetëm që do t’ju shërbejë qytetarëve të Maqedonisë, por edhe Mërgatës. Haxhiu tha se ata si Vetëvendosje kanë nevojë për një front të përbashkët. “Prandaj unë ju lus që të shkoni fizikisht që të votoni pro ama po ashtu ju lus që të mos shkoni vet t’i merrni vajzat, grat t’i merrni nënat sepse koalicioni VLEN ka nevojë për ju me qëllim që ju ta mëbshtesni tash e pastaj ata t’ju shërbejnë në vazhdimësi për shumë vite”, deklaroi Haxhiu.

Njoftime

VLEN takon mërgatën shqiptare në Berlin dhe Cyrih

Berlin/Cyrih, 19 prill – Koalicioni VLEN do të qëndroj në Berlin të Gjermanisë dhe në Cyrih të Zvicrës këto ditë për të takuar mërgatën në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare me 24 prill dhe 8 maj. Sipas informacioneve të cilat janë publikuar aty thuhet se do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. “Takim me mërgatën shqiptare në Berlin. Mërgata jonë është e njësuar dhe pa kufij të imponuar. Mezi kemi pritur dhe ende presim “ndërhyrjen” e saj në çdo kohë, në të gjitha trojet shqiptare.” ka shkruar Qoku në Facebook.

Njoftime

Taravari: Përmes grandeve për teknologji dhe inovacion do të mbështesim të rinjtë

Shkup, 19 prill – Arben Taravari tha se përmes grandeve për teknologji do të mbështeten të rinjtë që do të ndikojë edhe në zhvillimin e shtetit por ndërkohë do të bëjë që të rinjtë të ardhmen ta shohin në Maqedoninë e Veriut. “Përmes grandeve për teknologji dhe inovacion do të mbështesim të rinjtë dhe të rejat me idetë e tyre kreative, të cilat në radhë të parë i shërbejnë zhvillimit tonë si shtet. Kjo do të jetë edhe një arsye shtesë për ta, që të shohin të ardhmen këtu tek ne, e jo larg shtëpive të tyre, jo larg vendlindjes së tyre. Na duhet më shumë drejtësi në këtë vend, na duhet gjyqësor që funksionon sepse pretendojmë për shtet të së drejtës”, tha Taravari. Ai tutje njoftoi se gjatë ditës së nesërme, do të udhëtojë për në diasporë së bashku me liderët e tjerë të koalicionit dhe paralajmëroi se do të shoqërohen nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Njoftime

Kasami nga Struga ironizon me ‘’qeverinë e improvizuar të Ali Ahmetit’’: Zot, ruaju mendjen

Shkup, 19 prill – Kreu i Lëvizjes BESA Bilall Kasami sonte në tubimin e VLEN në Strugë ka ironizuar me seancën e improvizuar të Frontit Europian, ku Ali Ahmeti është zgjedhur kryeministër, Ziadin Sela kryeparlamentar, Bujar Osmani president. Kasami ka deklaruar se duhet të lutemi edhe për kundërshtarët, duke shtuar që Zoti tua ruajë mendjen, sepse pushteti vjen e shkon, ndërsa mendja është gjë e shtrenjtë.

Njoftime

Bekim Qoku: Struga dikur djep i kulturës dhe i dijes, sot është bërë i “listave të zeza”

Shkup, 19 prill – “Nuk mund të korrputojnë kaq lehtë vullnetin e struganëve, se dinjiteti i struganit nuk është në shitje. Struga frymëzimi i qytetit poetik, tani është frymëzuar nga trishtimi, shpresa nga dëshpërimi, qëndresa nga ikja. Struga djep i kulturës dhe i dijes, sot është bërë i shitjes së diplomave dhe i listave të zeza. Struganët nuk kanë nevojë ta kapërdijnë këtë turp dhe mjerim, por ta kthejmë shpresën e atdhedashurisë”, u shpreh Qoku.

Scroll to Top