Author name: Vlen

Njoftime

Kasami, Limani e Valbona takime me qytetarët në Kërçovë (FOTO)

Kërçovë, 4 maj – Lideri i Lëvizjes BESA Bilall Kasami së bashku me kandidatët Fatmir Limanin dhe Valbona Adili Eminin sot kanë takuar qytetarë në Kërçovë. “Bashkë me kandidatët Fatmir Limanin dhe Valbona Adili Eminin takuam qytetarë në Kërçovë, të cilëve u prezantuam Planin 2030 VLEN, i cili pas 8 majit do të shndërrohet në program qeverisës. Qytetarët e Kërçovës mezi presin NDRYSHIMIN që po vjen, duke përkrahur fuqishëm opsionin VLEN!”, ka shkruar Kasami. https://www.facebook.com/KasamiBilall/posts/985676829594963?ref=embed_post

Njoftime

Mexhiti: Askush nuk dëshiron bashkëpunim me BDI, VLEN favorit për të formuar Qeverinë (VIDEO)

Shkup, 4 maj – Izet Mexhiti nga VLEN, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se asnjë parti politike nuk e dëshiron bashkëpunimin me BDI-në. Mexhiti më tej tha se të gjitha kombinimet për formimin e qeverisë së re shkojnë në favor të VLEN-it. “Ka më shumë kombinime dhe të gjitha kombinimet shkojnë në favor të VLEN-it dhe asnjë kombinim nuk shkon në favor të BDI-së, sepse asnjë tabor politik nuk e dëshiron BDI-në”, tha Mexhiti. Sa i takon ndryshimeve kushtetuese, shtoi se edhe Qeveria aktuale premtoi se do t’i realizojë ndryshimet kushtetuese, por nuk i realizoi. “Është më mirë më pak me fol e më shumë me punu”, tha Mexhiti

Njoftime

Bekim Sali: Takimi në Fushë Topanë që u shndërrua në tubim (FOTO)

Shkup, 3 maj – Takimi me banorët që u kthye në tubim, e quajti takimin me banorët e Fushë Topanës, kandidati për deputet i VLEN-it, Bekim Sali. “Bashkë me kryetarët e VLEN-it, Afrimin e Izetin, zhvilluam takim me banorët e Fushë Topanës, i cili u shndërrua në tubim. Edhe Fushë Topana i thotë PO ndryshimit dhe programit tonë qeverisës. Fushë Topana VLEN!”, ka shkruar Sali në Facebook.

Njoftime

Bilall Kasami i reagon Ali Ahmetit /FOTO

Tetovë, 3 maj – Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka reaguar pas deklaratës së liderit të BDI-së, Ali Ahmeti në Bogovinë – ku thotë “se trajneri i Kasamit duhet ta hedh peshqirin, sepse do ta nokautojë”, transmeton TV21. Duke publikuar fotografi nga Poroji, ku sot është asfaltuar rruga e re, Kasami i ka dërguar të fala Ahmetit. https://www.facebook.com/KasamiBilall/posts/985172609645385?ref=embed_post    

Njoftime

Taravari për Kurtin: E kam për nder sa herë që e përmend, është nga shqiptarët më të guximshëm

Njëri nga liderët e koalicionit “VLEN”, Arben Taravari, ka thënë se është “nder” për të sa herë që e përmend Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, derisa e ka konsideruar atë si një nga shqiptarët më të “guximshëm”. Këto komente, Taravari i ka bërë në një intervistë për “Albanian Post”, pasi që është pyetur se pse pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, ku ai ishte kandidat për President të Maqedonisë së Veriut, i renditur i katërti në garën zgjedhore dhe mori rreth 40 mijë vota më pak se kandidati tjetër shqiptar, Bujar Osmani, nga “Fronti Evropian”, nuk e kanë përmendur Kurtin ashtu siç e përmendnin gjatë fushatës për zgjidhjet presidenciale. “Kryeministri Kurti është nder sa herë që e përmend sepse është një nga shqiptarët më të suksesshëm dhe të guximshëm. Për ata që kanë vesh e kam përmendur dhe e përmend”, tha Taravari për AP. Në këtë intervistë, Kryetari i Gostivarit ka folur edhe për akuzat e Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, se ish-bashkëpunëtori i tij e ka “tradhtuar”, dhe se i njëjti është bërë “vasal” i liderit nacionalist maqedonas të VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski. “Ziadinit i uroj të ketë bashkëpunim sa më të frytshëm me Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti. Nuk duhet të jetë aspak e lehtë për të…e ka ndërtuar profilin e tij politik duke i sulmuar dhe anatemuar këta dy politikanë për vite me radhë…”, theksoi Taravari. Në intervistën për AP, ai ka folur edhe për koalicionin e ardhshëm me VMRO-në, ndonëse nuk kanë përfunduar zgjedhjet parlamentare, derisa ka pasur vlerësime për Mickoskin.

Njoftime

Kasami: Tubimin në Tetovë do e mbaj VLEN, kështu vendos ligji dhe jo Artani dhe policia

Shkup, 2 maj – Nuk është Artan Grubi ai që përcakton se kush dhe kur do të mbajë tubime parazgjedhore, nuk jemi në shtet policor, ndërkaq me me këtë veprim Artan Grubi dhe BDI dëshmojnë se janë me mendësinë e Putinit, me mendësinë e Rusisë, tha kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i pyetur rreth paralajmërimeve për mbajtjen e tubimeve përfundimtare në sheshin e Tetovës nga të dyja subjektet politike. “Patjetër që do të mbahet, ne përfundimisht vlerësojmë që në këtë shtet duhet të vlejnë ligjet për të gjithë. Nuk është Artan Grubi ai që përcakton se kush dhe kur do të mbajë tubime parazgjedhore. Nuk jemi në shtet policor. Edhe me këtë veprim Artan Grubi dhe BDI dëshmojnë se janë me mendësinë e Putinit, me mendësinë e Rusisë. Ata kanë kërkuar leje në polici, ligji nuk përcakton që tubimet të marrin leje apo organizatorët e tubimeve të marrin leje në polici, ligji përcakton që me hapësirat publike menaxhojnë komunat. Koalicioni VLEN ka kërkuar në afat kërkesë në Komunën e Tetovës për të shfrytëzuar sheshin e Tetovës ka marr përgjigje pozitive, pas koalicioni VLEN është drejtuar dhe koalicioni i BDI-së, të cilët i kemi informuar se në atë kohë të cilën ata e kërkojnë, Sheshi i Tetovës është i zënë, dhe nuk mund të jepet në shfrytëzim në bazë të ligjit gjithashtu kemi informuar edhe policinë e Tetovës se cili organizator ka leje nga Komuna si menaxhuese me hapësirat publike për organizimin e tubimit përfundimtar me 6 maj”, tha Kasami. Kasami ka kërkuar nga Artan Grubi të tërhiqet dhe të mos provokojë qytetarët sepse përgjigjen do tam err më 8 maj. “Kam edhe dokumentet të cilat është bërë komunikimi dhe mes palëve, mes koalicionit VLEN dhe Komunës, mes koalicionit të BDI-së dhe Komunës, dhe informimin e fundit që në bazë të ligjit ia kemi bërë edhe policisë së Tetovës se organizimi i koalicionit VLEN është në bazë të ligjit dhe ky organizim duhet të sigurohet nga policia e cila e ka obligim ligjor”, tha Kasami. Në sheshin e qytetit të Tetovës më datë 6 maj koalicioni VLEN do ta mbajë tubimin përmbyllës për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Njoftime

Izet Mexhiti për TV Sitel: VLEN do të ketë më së shumti vota shqiptare dhe deputetë shqiptarë më 8 maj

Shkup, 30 prill – Koalicioni VLEN do të ketë më së shumti vota shqiptare dhe deputetë shqiptarë në zgjedhjet e 8 majit, deklaroi z.Izet Mexhiti kryetar i Lëvizjes Demokratike në intervistën për lajmet qëndrore të televizionit Sitel. ‘Këtë fitore të thellë të VLEN-it po e paralajmëron edhe pregatitja e madhe e mërgatës për të votuar në këto zgjedhje dhe për të dërguar BDI-në në opozitë’, tha Mexhiti duke shtuar se kjo është shndërruar në kauzë dhe përfundimisht shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të shpëtojnë nga BDI. Mexhiti bëri me dije se partia e binomit Ahmeti-Grubi ikën në opozitë dhe kjo rrugë është e pakthyeshme.

Njoftime

Mexhiti: Do të jemi pjesë e një qeverie të orientuar drejt integrimeve evropiane

Shkup, 30 prill – Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në pyetjen nëse ka biseduar me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, Mexhiti thotë se këto do të jenë tema që do t’i diskutojnë gjatë përpilimit të programit qeverisës. “Qëndrimi jonë është se do të jemi pjesë e qeverisë, të një qeverie e cila do të jetë e orientuar drejt integrimeve europiane, do të jemi faktor që do të kontribuojë në këtë drejtim, me që tash jemi të fokusuar në kontakte me votuesin, këto do të jenë tema kur do të ulemi dhe të bisedojmë programin e qeverisë”, tha mes tjerash Mexhiti.

Njoftime

Taravari: VLEN në qeveri, garancia më e mirë për partnerët amerikanë dhe evropianë

Shkup, 30 prill – Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se koalicioni shqiptar VLEN në qeveri është garancia më e mirë për partnerët amerikanë dhe evropianë. “VLEN në qeveri, sepse kjo është garancia më e mirë për partnerët amerikanë dhe evropianë. Një forcë e korruptuar si BDI nuk garanton dot asgjë, sepse ajo gjithmonë e për çfarëdo agjende blehet nga partitë maqedone, ndërsa VLEN, garanton paprekshmërinë e orientimit perëndimor të shtetit”, ka shkruar Taravari.

Njoftime

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Shkup, 30 prill – Kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe kandidati për deputeti nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti ka reaguar pas njoftimeve se kandidatja për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkoka ka propozuar tribunal ndërkombëtar për luftën e 2001. “Na vjen keq që me afrimin e zgjedhjeve, VMRO-DPMNE ju kthehet praktikave të vjetra të cilat menduam që i kanë harruar. VMRO-DPMNE po vazhdon polarizimin me BDI-në dhe kjo është lojë bajate, e vjetëruar. Shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare. UÇK është e SHENJTË për të gjithë ne dhe askush nuk guxon të prek aty”, shkruan Mexhiti në Facebook. VMRO-DPMNE dhe BDI vazhdojnë përplasjet në lidhje se kush do të bëjë qeverinë e ardhshme. VMRO-DPMNE ka njoftuar se do të bëjë koalicion me opozitën shqiptare VLEN, ndërsa nga BDI thonë se për qeverinë e ardhshme vendos populli.

Scroll to Top