Maqedoni

Maqedoni, President 2024

Kasami: U bë telefonata, Albin Kurtit iu pamundësua ardhja në Berlin

Berlin, 20 prill – Bilall Kasami njoftoi se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje nuk mund të merrte pjesë në takimin me diasporën në Berlin, pasi siç tha manovrat që po i bën Serbia në kufi me Kosovën, e pamundësuan ardhjen e Kurtit. Ai tutje shtoi se, ardhja e Albin Kurtit u pamundësua por jo edhe ardhja e Albulena Haxhiut. “Për zhvillimet që ndodhin, manovrat më të mëdha që po i bën Serbia në kufi me Kosovën, ia pamundësuan Albinit të Vetëvendosjes që të jetë këtu por nuk ia pamundësuan Albulenës së Vetëvendosjes”, tha Kasami.

Maqedoni

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

Berlin, 19 prill – Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, nga Berlini, shprehi përkrahje të fuqishme për Arben Taravarin dhe VLEN-in për zgjedhjet e presidenciale dhe parlamentare. Haxhiu, tha se pavarësisht që fizikisht kryeministri Kurti nuk ka mundur të jetë prezentë në Berlin, ju e dini, tha ajo, që “Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e pa rezervë edhe të kryeministrit Kurti por edhe të gjithë Lëvizjes Vetëvendosje”. “Për të ardhur deri tek fitorja na kanë mbetur edhe pak ditë. Që ta kemi fitoren në Maqedoninë e Veriut, ta kemi president Arben Taravarin, e poashtu një qeverisje që i shërben qytetarëve në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi ministrja Albulena Haxhiu. Ajo tha se është e bindur se si në Kosovë ku VV dëshmoi se ka pushtet i cili nuk i vjedh dhe dëmton qytetarët, ashtu edhe koalicioni VLEN do të jetë partnerë të tyre dhe se jo vetëm që do t’ju shërbejë qytetarëve të Maqedonisë, por edhe Mërgatës. Haxhiu tha se ata si Vetëvendosje kanë nevojë për një front të përbashkët. “Prandaj unë ju lus që të shkoni fizikisht që të votoni pro ama po ashtu ju lus që të mos shkoni vet t’i merrni vajzat, grat t’i merrni nënat sepse koalicioni VLEN ka nevojë për ju me qëllim që ju ta mëbshtesni tash e pastaj ata t’ju shërbejnë në vazhdimësi për shumë vite”, deklaroi Haxhiu.

Scroll to Top