Njoftime

Njoftime

Gashi në Dibër shpalos tri pikat e veçanta për investitorët nga mërgata

Shkup, 30prill – Shqiptarët, të cilët jetojnë në shtete të ndryshme të botës do të përfitojnë lehtësira në taksa dhe përkrahje në hapjen e bizneseve në vendlindje. Kështu parasheh plani I koalicionit VLEN, të cilin Afrim Gashi, kryetar i “Alternativës” ia ka shpalosur edhe sipërmarrësit e aktivistit nga Dibra, Ibrahim Kolari, i cili është kthyer nga Amerika dhe ka investuar në vendlindje. Gashi me këtë rast ka treguar se ai, dhe koalicioni VLEN e kanë një program të veçantë për mërgimtarët dhe njerëzit që investojnë në Maqedoninë e Veriut. “Subvencionim të taksave dhe tatimeve. Për tre vitet e para të të gjithë atyre që kanë jetuar pesë vite ose më shumë jashtë vendit dhe kthehen të tRinvestojnë një shumë 50.000 euro apo më të lartë në hapjen e një biznesi të ri në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Gashi, duke treguar po ashtu se do të ketë edhe përgjysmim të tatimit mbi fitimin. “Përgjysmimin e tatimit mbi fitimin. Bizneset e filluara nga mërgimtarët do të marrin rimbursim të përqindjes së taksës në bazë të sektorëve ku investojnë (me prioritet teknologjitë e reja, përpunimin e ushqimit dhe bujqësinë moderne) por edhe në bazë të punësimeve që krijojnë (me prioritet punësimin e të rinjve dhe grave)”. Kurse, një nga pikat më interesant që ka përmendur Gashi, është krijimi i Ministrisë së Diasporës që do të drejtohet prej kuadrove nga mërgata. “Krijimin e një strukture “Promotorë të MV”, përmes të cilës mërgimtarët veprojnë si ambasadorë ekonomikë dhe tërheqës investimesh. Personalitete të veçanta nga jeta publike dhe sipërmarrësve të mërgatës do të emërohen në pozitën e Konsullit të Nderit në vendet përkatëse, për të ndikuar kështu në përmirësimin e imazhit të vendit dhe komunikimit gjithëpërfshirës të mërgatës sonë me shtetet përkatëse”.

Njoftime

Koalicioni VLEN garon me program konkret, ofertë serioze për qytetarët!

Shkup, 30 prill – Programet politike janë ato për të cilat kanë më së shumti nevojë qytetarët e këtij vend. Për premtime boshe dhe politike ditore nuk kanë nevojë sepse janë të ngopur mjaftueshëm. Fjalët i çon era ajo që shkruhet në letër mbetet zotim konkret e real dhe është një hap drejt realizimit, prandaj koalicioni opozitar VLEN nuk po flet fjalë boshe por ka hartuar një program tejet të pasur e duke prekur pikat kryesore për të cilat kanë nevojë qytetarët. Agjencia e Lajmeve Zhurnal do të bëj analizë zë secilës pikë programore veç e veç për të parë përmbajtjen dhe nëse kanë vepruar saktë deh drejt duke prekur çështjet e rëndësishme për qytetarët, shkruan Zhurnal. Barazia kombëtare dhe Marrëveshja e Ohrit – Mungesa e barazisë në vend e shprehur në praktikë e vepër dhe jo vetëm në letër, si dhe neglizhenca e BDI-së për ta përmbushur në tërësi Marrëveshjen e Ohrit ka bërë që koalicioni opozitar VLEN ta ketë pikë të dytë këtë çështje në programin e pasur shumë pikësh. Pika e dytë e programit të koalicionit VLEN është: Barazia kombëtare dhe Marrëveshja e Ohrit. Përmbajtja e kësaj pike është si vijon: “Synimi ynë i panegociueshëm, jo thjesht si parti si koalicion, por si komunitet shqiptarë, është barazia e plotë kushtetuese, ligjore dhe praktike. – Shqiptarët, siç e kane vërtetuar edhe regjistrimet e popullsisë, janë shumicë e dytë në Maqedoni dhe jo minoritet. Gjuha shqipe, me shkrimin dhe alfabetin e saj, duhet dhe do të jetë gjuhë shtetërore në të gjithë Maqedoninë e Veriut, tërësisht e barabartë me gjuhën maqedonase. Administrata duhet të pajiset kudo me përkthyes nga gjuha shqipe, dhe kjo do të jetë e sanksionuar në ligjin për gjuhët. Qeveria e VLEN do të forcojë inspektoratin për zbatimin e ligjit për gjuhët dhe do të krijohen mekanizma ndëshkues për institucionet që nuk e respektojnë gjuhën shqipe. Këto çështje nuk janë kërkesa të reja, por duhet të ishin zgjidhur prej kohësh. Marrëveshja Kornize e Ohrit, e cila u arrit në vitin 2001, ishte një kompromis ku përfaqësuesit e komunitetit shqiptar lëshuan pe për hatër të kërkesave nga partnerët ndërkombëtare dhe për shkak të vullnetit tonë për paqe. Pikat e asaj marrëveshjeje kanë patur katër vite afat që të përmbushen. Fatkeqësisht, edhe si pasojë e keq-qeverisjes, 22 vite më vonë ende ato pika nuk janë përmbushur. Ligji i Festave duhet të reflektojë barazi. Do të njihen plotësisht edhe festat kombëtare shqiptare. Përdorimi i himnit, stemës dhe flamurit kombëtar shqiptar në shkollat e në institucionet do të gëzojë të drejtën e barabartë ligjore me atë të maqedonasve. Asnjë prej këtyre të drejtave të barabarta nuk janë rrezik për Maqedoninë e Veriut, por thjesht krijim i kushteve për bashkëpunim e bashkëjetese normale” Çfarë përmban kjo pikë programore? Nga ajo që lexohet dhe kuptohet mes rreshtave në pikën e dytë të programit të koalicionit VLEN preken temat më të rëndësishme të popullit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët akoma janë të diskriminuar në këtë vend, qytetarët janë dëshmitarë që deputetë maqedonas kanë protestuar që të mos mësohet në gjuhën shqipe. Katrahura më e madhe qëndron. Marrëveshja e Ohrit aq shumë është përmendur saqë reflekton sikurse të jetë çështje e konsumuar që në fakt nga këtu kuptohet realiteti faktik se sa shumë është dashtë të flitet për këtë Marrëveshje dhe në fund të fundit sërish të kemi pika që akoma nuk janë realizuar. Çështja e definimit të gjuhës shqipe 20% që është në Kushtetutë diskriminon një popull shumicë një popull shtetformues siç është populli shqiptarë. Nëse nuk ka barazi kombëtare nuk do të ketë të ardhme të mirë e paqësore në këtë vend. Prandaj, pika 2 e programit të VLEN i shërben edhe qytetarëve maqedonas dhe atyre nacionalistëve e etnocentristëve. Pasi përmes përmbushjes së kësaj pike ndërtohet një shtet i së drejtës, një shtet në të cilin të gjithë ndjehen të barabartë dhe të pa diskriminuar. Barazia, është një nga komponentat kryesore që e ndalë edhe migrimin e të rinjve nga vendi, sepse të rinjt deri në këto momente janë ndjerë të papërfaqësuar dhe pa barabartë me bashkëmoshatarët e tyre maqedonas. Përmes kësaj nisme të gjithë qytetarët përballë institucioneve të vendit do të trajtohen njësoj pa dallime etnie e fetare. Vetëm përmes kësaj qasje krijohet e ardhme e sigurt dhe zhvillim i garantuar. /Zhurnal.mk

Njoftime

Mexhiti: Ndërmarrjet shtetërore në dorë të qytetarëve! Secilit qytetar do t’i shpërndajmë aksione në vlerë prej 10.000 euro

Shkup, 27 prill – Izet Mexhiti nga VLEN, gjatë prezantimit të bartësve të listave të koalicionit dhe të programin “Plani 2030” në Tetovë, tha se nëse bëhen pjesë e qeverisë, do të shpërndajnë aksione të ndërmarrjeve publike tek qytetarët. Mexhiti tha se sipas llogaritjeve të VLEN, secili qytetar do të merrte nga 10.000 euro. Të nderuar qytetarë, të nderuar bashkëaktivistë të VLEN, të nderuar liderë, Kam nderin që para jush të fillojë të prezantojë përfaqësuesit tuaj, listën e koalicionit VLEN për zonën 1: Izet Mexhiti, Bekim Sali, Feride Haxhiu, Zeqirja Tairi, Hasim Murtezani, Nafije Selmani, Ismet Iseini, Ibush Jusufi, Safije Iljazi, Liridona Alibojda, Ahmet Ismaili, Nurxhan Asanovska, Fiona Abazi, Astrit Iljazi, Arsim Rustemi, Hamza Ameti, Ilhan Mamuti, Ganimete Jusufi, Anesa Miftari, Faton Fazliu. Të nderuar qytetarë të Tetovës e të gjithë Maqedonisë së Veriut, Ne si koalicion VLEN në qeveri do t’i kthejmë ndërmarrjet shoqërore në dorë të qytetarëve. Qeveria do t’u shpërndajë qytetarëve 49% të aksioneve të ndërmarrjeve publike, duke mbajtur për vete 51% të aksioneve, që do të mund të menaxhohen përmes modeleve koncesionare, apo PPP-ve (partneriteti publiku privat). Vlera e përgjithshme e ndërmarrjeve është afro 20 miliardë euro e kjo do të thotë se secilit qytetar do t’i shpërndajmë aksione në vlerë prej 10 mijë eurosh. Futja e kapitalit privat në ndërmarrjet shtetërore do të sjellë modernizim tek secila ndërmarrje, ndërsa shpërndarja e aksioneve te qytetarët do të sjellë dinamizim ekonomik dhe rritje të mirëqenies tek secila familje. Votoni koalicionin VLEN më 8 maj, votoni këtë listë të pastër, votoni këta njerëz të ndershëm që do t’i përfaqësojnë denjësisht interesat tuaja edhe kombëtare edhe shoqërore. Mirupafshim në fitoren tonë!

Njoftime

Gashi në Tetovë flet për ndryshime kushtetuese, tregon si do të bëhen ato

Shkup, 27 prill – Gjatë qëndrimit në Tetovë, kryetari i “Alternativës” Afrim Gashi, që është pjesë e koalicionit VLEN, ka theksuar se ndryshimit kushtetuese duhet të bëhen më patjetër, pasi sipas tij, këto ndryshime janë të detyrueshme për ta vazhduar procesin e integrimit evropian. Gashi ka treguar se këtë do ta bëjë duke krijuar konsensus të gjerë politik me të gjitha subjektet politike në vend. “Koalicioni VLEN e ka bërë të qartë se nuk ka asnjë dilemë për detyrimin e realizimit të ndryshimeve kushtetuese, që janë të detyrueshme për ta vazhduar procesin e integrimit europian, dhe këtë do ta bëjë duke krijuar konsensus të gjerë politik me të gjitha subjektet politike në vend”, ka thënë i pari i “Alternativës” . Gashi ka treguar se planin se si do të bëhen këto ndryshime. “Ndryshimet kushtetuese do të bëhen ashtu që gjatë bisedimeve për qeverinë e re do ta krijojmë një kornizë për integrim, e cila do t’i përfshijë hapat që duhet të ndërmerren, pra planin aksionar, si dhe afatet në të cilat duhet të realizohet ky plan”. Përveç ndryshimeve kushtetuese, që sipas Gashit duhet të bëhen si parakusht për fillimin e negociatave me BE-në, VLEN-i konsideron se ndryshimet kushtetuese duhet t’i reflektojnë edhe kërkesat e shqiptarëve për ta bërë një kushtetutë që do ta simetrizojë shtetit në relacion më shoqërinë. “…kjo në përputhje me realitetin shoqëror dhe me demokracinë konsensuale. Për këtë arsye, VLEN-i do të propozojë që gjatë procesit të ndryshimeve kushtetuese të përfshihet edhe ndryshimi i emërtimit të gjuhës shqipe, duke e përmendur me emër e jo si “gjuhë që e flasin së paku 20% të popullatës dhe që dallon nga maqedonishtja”. Po ashtu, Gashi ka treguar se kërkesa tjetër është që në këto ndryshime të përfshihet edhe neni që e sanksionon mosvjetrimin e lëndëve të korrupsionit politik. “Në pikën e integrimit europian programi i koalicionit VLEN përfshin përcaktimin e padiskutueshëm dhe pa ekuivoke europian, synimin kombëtar për përafrim me shtetet anëtare të BE-së në rajonin tonë, harmonizimin e plotë të politikës sonë me BE-në dhe NATO-n, pastaj distancimin e qartë të Maqedonisë së Veriut prej vendeve me qëndrime anti-BE e anti-NATO, si dhe dalje nga nisma “Ballkani i Hapur””, ka potencuar Gashi gjatë fjalimit të tij në Tetovë. VLEN sipas Gashit e ka edhe një synim të madh që të thellohet integrimi kombëtar. “Në këtë drejtim, për koalicionin VLEN është jashtëzakonisht e rëndësishme që të thellohet edhe integrimi kombëtar, që nënkupton masa si: euroregjione që na afrojnë me Kosovën dhe Shqipërinë, zonat e lira ekonomike ndërkufitare, krijimi ose avancimi i infrastrukturës rrugore kombëtare, integrimi ndërshqiptar në çdo sektor jopolitik, zbulimi, ruajtja dhe gjallërimi i trashëgimisë kulturore, afirmimi i përbashkët i kulturës shqiptare, lojërat e përbashkëta sportive kombëtare, një ERASMUS shqiptar e kështu me radhë. Në një botë të integruar, bashkë me integrimin me të tjerët duhet të ecë edhe integrimi ynë i brendshëm”.

Njoftime

Snopçe: Numri 6 numri i parë perfekt, 6 pika të digjitalizimit pse duhet të votohet numri 6!

Shkup, 27 prill – Kandidati për deputet nga radhët e VLEN, Halil Snopçe sot ka prezantuar 6 pikat e rëndësishme të platformës së koalicionit VLEN në procesin e digjitalizimit, sipas të cilit janë arsyet për tu votuar koalicioni VLEN. E kemi numrin 6, matematikisht konsiderohet si numri i parë perfekt, prandaj edhe do të paraqesë 6 pika pse duhet te votohet numri 6 – thekson Halil Snopçe. Pika e parë është lufta kundër korrupsionit, duke vazhduar me modernizimin e arsimit dhe rritjen e konkurrencës ekonomike. Si pika fillestare, Snopçe vendos theksin në rritjen e transparencës dhe reduktimin e korrupsionit brenda administratës publike. Platforma e VLEN sipas Snopçes do të mbështetet që procesi i arsimit të jetë i digjitalizuar, i cili do të lidhet ngushtë edhe me pikën tjetër atë të rritjes së investimeve ekonomike nëpërmjet digjitalizimit. “Një ndër prioritetet kryesore të programit zgjedhor të koalicionit VLEN është lufta e pa kompromis kundër korrupsionit. Digjitalizimi i shtetit do të riorganizojë proceset, do të rrisë transparencën dhe do të reduktojë mundësitë për korrupsion brenda administratës publike, duke nxitur besimin dhe llogaridhënien midis qytetarëve. Nëpërmjet digjitalizimit të shërbimeve do të minimizohen kontaktet e drejtpërdrejta të qytetarëve me persona, dhe kjo gjithsesi do të minimizojë edhe mundësitë për korrupsion. Digjitalizimi në arsim siguron që nxënësit tanë të pajisen me aftësitë e nevojshme për një ekonomi digjitale, duke përafruar sistemin tonë arsimor me standardet evropiane dhe duke rritur mundësitë për të rinjtë tanë. Duke shfrytëzuar digjitalizimin, ne mund ta çojmë ekonominë tonë përpara, duke e bërë atë më të shkathët, inovative dhe konkurruese brenda rajonit, duke tërhequr investime dhe duke nxitur rritjen e qëndrueshme.” – thekson Halil Snopçe. Si pika të rëndësishme të tjera, në sferën e digjitalizimit VLEN parasheh mjedisin jetësor më të pastër, përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe nxitjen e inovacionit dhe punësimit të të rinjve. “Digjitalizimi ofron zgjidhje për të përmirësuar qëndrueshmërinë mjedisore duke promovuar procese pa letra, duke reduktuar mbetjet dhe duke zbatuar teknologji të mençura për të monitoruar dhe menaxhuar burimet në mënyrë më efikase. Qytetarët me dhunti bazike digjitale do të përfitojnë nga aksesi i thjeshtë në shërbimet shtetërore, duke reduktuar burokracinë dhe duke rritur komoditetin, duke përmirësuar përfundimisht kënaqësinë e tyre të përgjithshme me shërbimet qeveritare. Prandaj do te investojmë ne trajnime falas për qytetaret qe te mund nga shtëpia te marrin shërbimet administrative pa shkuar ne sportele,Investimi në digjitalizim dhe mbështetja e startupeve do të krijojë një terren pjellor për inovacion, sipërmarrje dhe krijimin e vendeve të punës, veçanërisht duke përfituar të rinjtë dhe duke kontribuar në një fuqi punëtore të gjallë dhe dinamike në vendin tonë.” – theksohet në plan programin 6 pikës të digjitalizimit nga Halil Snopçe.

Njoftime

Taravari: VLEN i vetmi opsion shqiptar më 8 maj, ndryshimi po vjen

Shkup, 27 prill – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në prezantimin e programit zgjedhor të VLEN-it, tha se ky program vlen si me njerëz ashtu edhe me program. Taravari theksoi se Kushtetuta aktuale ka mangësi dhe nuk përfaqëson realitetin në vend. “Ne kemi bindjen se Kushtetuta aktuale është e mangët, e kufizuar dhe në shumë pjesë të saj nuk i përfaqëson realitetet e sotme politike, sociale dhe etnike në vend”, u shpreh Taravari. Taravari shtoi se ndryshimi është i domosdoshëm, ndërsa bashkë me ndryshimin duhet të ndryshohet Kushtetuta për të filluar negociatat me BE-në. “Do të nisim debat të madh dhe do të ndërtojmë konsensus për Kushtetutë të re, më demokratike dhe më moderne, e cila do të ridefinojë vendin si shtet të barabartë të dy bashkësive shumicë”, tha Taravari. Në fund Taravari theksoi se më 8 maj në zgjedhje ka vetëm një opsion shqiptar dhe ai është koalicioni VLEN.

Njoftime

Kasami: Krah për krah me qytetarët për Ndryshimin që VLEN

Tetovë, 27 prill – Bartësi i Koalicionit VLEN në njësisë zgjedhore 6, Bilall Kasami, së bashku me simpantizantë dhe aktivistë e VLEN marshuam në qytetin e Tetovës për të biseduar me qytetarët dhe për ti informuar me programin e koalicionit VLEN. Në këtë marsh, Kasami dhe aktivistët e tjerë ndanë programin e koalicionit VLEN, duke informuar çdo qytetar veças për pikat e programit dhe synimet e VLEN për zhvillim ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës, mbrojtjen e mjedisit, si dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe shërbimeve shëndetësore etj. Marshi i sotëm është në vazhdën e aktiviteteve të Koalicionit VLEN, për të takuar çdo qytetar, për të biseduar me ta dhe për ti informuar për synimet e koalicionit VLEN për të përmbushur nevojat dhe aspiratat e qytetarëve.

Njoftime

Mobilizohet diaspora në Gjermani dhe Itali për VLEN: Vendlindja na thërret, të shkojmë të votojmë më 8 maj

Shkup, 27 prill – Diaspora shqiptare në Gjermani, gjegjësisht në kryeqendrën gjermane Berlin ka filluar mobilizimin për zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Përmes një njoftimi të bërë në rrjetet social njoftohet se do të organizojnë transport falas për të ardhur të mbështesin me votë koalicionin VLEN. Këtë mundësi sipas njoftimit mund ta shfrytëzojnë edhe mërgimtarë që janë në Gjermani. Një njoftim i ngjajshëm është edhe për mërgimtarët nga Italia, ku po ashtu organizohet transport falas për të gjithë ata që do të vijnë në vendlindje për të mbështetur me votë koalicionin VLEN më 8 maj.

Njoftime

Gashi: Do t’i ulim çmimet për polisat e sigurimit dhe kartonit të gjelbër

Shkup, 27 prill – Nga dita e djeshme në Maqedoninë e Veriut, ka çmime më të shtrenjta për policat e sigurimit për regjistrimin e automjeteve. Çmimet e reja janë 15 për qind më të larta dhe vlejnë për automjete me fuqi mbi 44 kilovat (KË) dhe kamionë.E për këtë fakt, gjatë ditës së sotme ka reaguar kryetari i “Alternativës”, Afrim Gashi, duke treguar se kjo është e papranueshme. Sipas tij, këto çmime do të ulen. Derisa kartoni i gjelbër nuk do të jetë me shumë se 30 euro. “Do t’i ulim çmimet për polisat e sigurimit për regjistrimin e automjeteve dhe kartonit të gjelbër. Kartoni i gjelbër nuk do të kushtojë më shumë se 30 euro për një vit”, ka premtuar Gashi. Çmimi i një police për auto-përgjegjësi është rritur për 15.4 për qind. Respektivisht, nëse deri më tani për veturë prej 44 deri në 55 kilovat paguhej 5.453 denarë, çmimi i ri do të jetë 6.292 denarë. Veturat me motor nga 55 deri në 65 KË, në vend të 6.166 denarë duhet të paguajnë 7.116 denarë, për automjetet me motor nga 66 deri në 84 KË në vend të 7.133 denarë, tani paguhet është 8.233 denarë, ndërsa nga 8.510 denarë, në 9.821 denarë rritet sigurimi për automjetet me motor nga 84 deri në 110 KË. Sigurimi për automjetet me motor mbi 110 KË tani do të jetë 11.879 denarë, ndërsa deri më tani ishte 10.294 denarë.

Njoftime

Zaimi i VV-së: Kur Kurti mbështet VLEN-in reagojnë të gjithë, kur Scholz mbështet LSDM-në heshtin të gjithë

Prishtinë, 20 prill – Arbër Zaimi, Zyrtarë i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje ka komentuar zgjedhjet presidenciale-parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkruan Zhurnal.mk Sipas tij në zgjedhjet e 2021 kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shkoi në Shkup dhe mbështeti kryetarin e Shkupit, Petre Shilegovin. Asnjë kritikë askund. Por, zhurmë e madhe bëhet kur një parti shqiptare e Kosovës, Vetëvendosja mbështet një koalicion shqiptar të Maqedonisë së Veriut, koalicionin VLEN “Kancelari gjerman Olaf Scholz përmes një videoadresimi dje ka mbështetur fushatën elektorale të partisë maqedonase LSDM. Asnjë kritikë askund. Në zgjedhjet e 2021 kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shkoi në Shkup dhe mbështeti kryetarin e Shkupit, Petre Shilegovin. Asnjë kritikë askund. Ka dhe shumë raste të tjera, me asnjë kritikë askund. Është shumë normale, në një botë gjithnjë e më të globalizuar, me lidhje ekonomike, shoqërore e diasporike, apo në një rajon si Ballkani, ku kufijtë nuk i marrin parasysh kombet. Por, zhurmë e madhe, pse një parti shqiptare e Kosovës, Vetëvendosja mbështet një koalicion shqiptar të Maqedonisë së Veriut, koalicionin VLEN. Si duket, nga dikush-dikush gjithçka tolerohet, por nuk tolerohet dot ta mbështesë shqiptari – shqiptarin. Pra Albin Kurti – Arben Taravarin.”, ka shkruar Arbër Zaimi, Zyrtarë i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje

Scroll to Top