Prishtinë, 20 prill – Arbër Zaimi, Zyrtarë i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje ka komentuar zgjedhjet presidenciale-parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkruan Zhurnal.mk
Sipas tij në zgjedhjet e 2021 kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shkoi në Shkup dhe mbështeti kryetarin e Shkupit, Petre Shilegovin. Asnjë kritikë askund. Por, zhurmë e madhe bëhet kur një parti shqiptare e Kosovës, Vetëvendosja mbështet një koalicion shqiptar të Maqedonisë së Veriut, koalicionin VLEN
“Kancelari gjerman Olaf Scholz përmes një videoadresimi dje ka mbështetur fushatën elektorale të partisë maqedonase LSDM. Asnjë kritikë askund.
Në zgjedhjet e 2021 kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shkoi në Shkup dhe mbështeti kryetarin e Shkupit, Petre Shilegovin. Asnjë kritikë askund.
Ka dhe shumë raste të tjera, me asnjë kritikë askund.
Është shumë normale, në një botë gjithnjë e më të globalizuar, me lidhje ekonomike, shoqërore e diasporike, apo në një rajon si Ballkani, ku kufijtë nuk i marrin parasysh kombet.
Por, zhurmë e madhe, pse një parti shqiptare e Kosovës, Vetëvendosja mbështet një koalicion shqiptar të Maqedonisë së Veriut, koalicionin VLEN.
Si duket, nga dikush-dikush gjithçka tolerohet, por nuk tolerohet dot ta mbështesë shqiptari – shqiptarin. Pra Albin Kurti – Arben Taravarin.”, ka shkruar Arbër Zaimi, Zyrtarë i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje