Author name: Vlen

Njoftime

Taravari: Do ta ndalojmë bixhozin dhe kreditë e shpejta, Qeveria e ardhshme do të mbuloj borxhet e qytetarëve nga kreditë e shpejta

Sot, kandidati për President Arben Taravari zhvilloi vizitë të rëndësishëm në qytetin e Strugës, ku u diskutua problematika të ndryshme të komunitetit, duke filluar nga punëtorët shëndetësor deri tek qytetarët. Gjatë takimeve, u përball me shqetësimet e qytetarëve në lidhje me shëndetësinë, e në veçanti me bixhozin dhe praktikat e dëmshme të bankave të shpejta. Taravari shprehi zotimin për të ndaluar këto dukuri negative dhe për të gjetur zgjidhje që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut. “Sot patëm një vizitë qytetit të Strugës dhe vendbanimeve në Strugë. Takimin e fillova me kolegët, mjek të Strugës me të cilët bashkëbiseduam për programin e VLEN për Shëndetësi, si i shohin ato problemet, si mund të përmirësohen dhe si mund të gjendet zgjidhje për Shëndetësinë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mandej vazhduam takime me qytetarët, bizneset e vogla dhe të mesme në zonën e Strugës. Isha dëshmitar i numrit të madh të kazinove në Strugë, si dhe bankave për kredi të shpejta, dhe sa e dëmton kjo ekonominë e qytetarëve të Strugës. Ne si koalicion VLEN në qeverinë e ardhshme menjëherë do të marrim masa urgjente që të ndalohet bixhozi në Maqedoni të Veriut si ndodhi në Kosovë, por gjithashtu të ndalim edhe punën e bankave të shpejta të cilat bëjnë dëm të madh në buxhetin e qytetarëve. Gjithashtu do ta ndihmojmë seriozisht edhe qytetarët të cilët kanë borxhe këtyre bankave, këto borxhe të mbulohen nga shteti apo qeveria.” Sot, kandidati për President Arben Taravari zhvilloi vizitë të rëndësishëm në qytetin e Strugës, ku u diskutua problematika të ndryshme të komunitetit, duke filluar nga punëtorët shëndetësor deri tek qytetarët.

Njoftime

Gashi: Nuk mundet BDI t’i shërbejë Europës derisa Vuçiçi brengoset për humbjen e tyre

Kryetari i Alternativës Afrim Gashi, sonte në tubimin qëndror në Dibër tha se BDI-ja dhe kandidati i saj për president nuk mund t’i shërbejnë Evropës, përderisa për humbjen e tyre brengoset Vuçiçi, raporton SHENJA. “Ne nuk kemi asnjë dilemë se Maqedonia e Veriut e ka vetëm një mundësi. Pra, vetëm një alternativë. Ky është integrimi në Bashkimin Evropian. Siç e dimë që ky integrim nuk mund të ndodh derisa në pushtet është një nomenklaturë politike që shquhet për angazhim anti evropian. Më ka ndodhur disa herë këto ditë që njerëzit të më pyesin se çfarë nënkupton sllogani i BDI-së, PO Evropë, JO Rusisë. Përgjigja ime është që derisa Vuçiqi brengoset për humbjen e BDI-së nuk ka mundësi që ajo parti dhe kandidati i saj t’i shërbejnë Evropës, ndërsa të ankohet prej Rusisë, deklaroi Gashi. 

Njoftime

Taravari nga Velesi: Dëgjuam kërkesat e qytetarëve, zhvillimi ekonomik është fokusi ynë

Shkup, 15 prill – Kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari sot vizitoi qytetin e Velesit dhe vendbanimet përreth tij. Fillimisht ishte në Xhaminë e Velesit, pastaj vizitoi edhe tregun e qytetit dhe dëgjoi kërkesat e tregtarëve dhe qytetarëve. “Sot vendosëm ta vizitojmë Maqedoninë lindore dhe ta fillojmë nga qyteti i Velesit për të bashkëbiseduar me tregtarët, njerëzit dhe më pas do të vazhdojmë në lagje dhe vendbanime të tjera”, tha Taravari. Taravari thekson se vizita e tij në këto vendbanime është dëgjimi i kërkesave të qytetarëve dhe njoftimi nga afër me problemet që ata ballafaqohen. “Këtu në treg më treguan për punën e tyre, i dëgjuam problemet e tyre kryesore”, tha Taravari duke shtuar se programi i VLEN-it kryesisht bazohet në zhvillimin ekonomik për shkak se edhe Maqedonia e Veriut është me zhvillimin më të vogël ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

Njoftime

“Taravari e ka gjithë koaliconin VLEN pas vetes” – Kasami: BDI në dilemë të qëndrojë ose jo mbrapa Bujarit

Shkup, 15 prill – I ftuar në ClickPlus, Bilall Kasami tha se kandidati për president nga VLEN, Arben Taravari ka mbështetjen e të gjithë koalicionit gjë që nuk e sheh te kundërkandidati Bujar Osmani. Kasami tha se Bujar Osmani edhe kur u kandidua për president nuk ishte prezent, edhe tani në disa raste merr pjesë në tubime i vetëm lë të nënkuptoj se BDI është ende në dilema për kandidaturën e tij. Tutje tha se sa i përket kampanjës se koalicionit VLEN, ka një entuziazëm të fuqishëm dhe njerëzit po e shprehin edhe me prezencë të tyre. “Të dy kandidatët janë, ajo që shihet janë në kampanjë, në vizitë dhe promovim të programit të tyre presidenciale por ajo qe mund të vërehet që në fillim të kampanjës, shihet që kemi dy opsione, qasje të kampanjës. Kemi një të Arben Taravarit të cilin e përkrah koalicioni VLEN ku qëndron mbrapa gjithë koalicioni dhe kemi në anën tjetër Bujar Osmanin, që nga promovimi i tij që e bënë në mungesë të tij, dhe vazhdon, BDI sikur janë me dilema, të jenë me ka krejt mbrapa Bujar Osmanit apo nuk janë dhe kjo po vërehet. Diku është Aliu diku nuk është diku është dikush tjetër, diku është Bujari vetë”, tha Kasami.

Njoftime

Izet Mexhiti: Bujar Osmani promotori i Open Ballkan dhe 9 pikëshit anti-Kosovë

Zhelinë, 15 prill – Në tubimin qëndror të Koalicionit VLEN, sonte nga Komuna e Zhelinës, lideri i Lëvizjes Demokratike, z. Izet Mexhiti theksoi. “Si mundet që Bujar Osmani të paraqitet si pro-evropian, kur pikërisht ai e priti Llavrovin dhe Vuçiçin? Ai në fushatë paraqitet si haxhi, ndërsa në pushtet përkrah LGBT, në fushatë del nga Open Ballkani, në pushtet futet në Open Ballkan, në fushatë me autobus, në pushtet me mercedes, në fushatë thotë nuk më mjafton rroga, në pushtet blejnë kompani me miliona euro.Mashtrimeve tuaja u ka ardhur fundi. Open Ballkani dështoi, sepse ju donit me Sërbinë dhe pa Kosovën, ndërsa me Koalicionin VLEN nuk ka më pa Kosovën dhe as kundër Kosovës.”

Njoftime

Afrim Gashi e nisi javën me kafe me artistët

Si artist dhe këngëtar i dikurshëm, Afrim Gashi, kryetar i partisë Alternativa, nuk mund ta lë anash edhe artin e kulturën. Pikërisht për këtë fakt, Gashi edhe ka vendosur ta pijë kafen e fillimit të javës me disa nga artistët e Shkupit. Kreu i Alternatives u ka bërë me dije atyre se askush nuk do të mund t’i nëpërkëmbë dhe t’i nënshtroj.“Ju e dini që artin dhe kulturën e kam pikë të dobët. Si i ri përmes muzikës jam munduar të ngre zërin për padrejtësitë e kohës, për të vazhduar me gazetarinë dhe nxjerrjen e revistës, e cila edhe tani është dritare e rëndësishme e informimit për shqiptarët. Ju e kuptoni më së miri revolucionin artistik dhe mundësitë për ndryshim. Artistët janë të pa nënshtruarit e përhershëm dhe nuk do të lejojmë askënd të na nëpërkëmbë”. Artistët kanë vlerësuar angazhimin e deritashëm të Alternativës për artin dhe kulturën për cfarë janë falënderues dhe presin që kjo mbështetje të vazhdoi edhe në të ardhmen.Këtë Gashi ua ka premtuar pasi sipas tij edhe ligji me të cilin rregullohet fusha e kulturës është në fazën finale në Kuvend dhe bashkë me artistët mund ta bëjnë ndryshimin që ia vlen.“Askush nuk mund ta bëjë më mirë se artistët ndryshimin që ia VLEN. Këtë do ta bëjmë bashkë”, ka thënë Gashi në fund të takimit.

Scroll to Top