Kryetari i Alternativës Afrim Gashi, sonte në tubimin qëndror në Dibër tha se BDI-ja dhe kandidati i saj për president nuk mund t’i shërbejnë Evropës, përderisa për humbjen e tyre brengoset Vuçiçi, raporton SHENJA.
“Ne nuk kemi asnjë dilemë se Maqedonia e Veriut e ka vetëm një mundësi. Pra, vetëm një alternativë. Ky është integrimi në Bashkimin Evropian. Siç e dimë që ky integrim nuk mund të ndodh derisa në pushtet është një nomenklaturë politike që shquhet për angazhim anti evropian. Më ka ndodhur disa herë këto ditë që njerëzit të më pyesin se çfarë nënkupton sllogani i BDI-së, PO Evropë, JO Rusisë. Përgjigja ime është që derisa Vuçiqi brengoset për humbjen e BDI-së nuk ka mundësi që ajo parti dhe kandidati i saj t’i shërbejnë Evropës, ndërsa të ankohet prej Rusisë, deklaroi Gashi.